Monedha europiane ka prekur nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye me 97.42 lekë. Rritja e numrit të turistëve ndikon në shtimin e ofertës apo qarkullimit të monedhës europiane në tregun shqiptar, duke e zhvlerësuar atë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë muajit qershor, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është me 7,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tregu imobiliar është një tjetër faktor që ndikon në zhvlerësimin e euros. Sidomos në zonat bregdetare, investimet e huaja në prona të paluajtshme në Shqipëri janë rritur ndjeshëm, duke arritur në 104 milionë euro në tre mujorin e parë.