Monedha europiane ka prekur një tjetër rekord negativ në tregun valutor shqiptar. Kursi i këmbimit të lekut ndaj euros po reflekton gjithnjë e më fort efektet sezonale. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye këtë të mërkurë me 93.78 lekë, duke u nënçmuar me 0.11 lekë krahasuar me ditën e mëparshme. Ky është niveli më i ulët historik i regjistruar ndonjëherë.