Euro ka pësuar një rënie të ndjeshme prej disa kohësh, duke kapur këtë të premte minimumin historik, pasi sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 104.36 lekë, ose 0.22 lekë më pak se një ditë më parë. Që prej vitit 2002, kur u përdor për herë të parë si monedhë zyrtare, ky ka qenë këmbimi më I ulët I euros.