Sasia e madhe e eurove që qarkullon në ekonominë shqiptare, qoftë përmes kanaleve zyrtare, qoftë përmes atyre informale konfirmohet edhe nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë, që për tremujorin e dytë të këtij vitit raporton shifër rekord këmbimesh. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vlera e këmbimeve valutore arriti në 4.5 miliardë euro, me një rritje prej gati 30 për qind në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2025.