Në kulmin e sezonit të pushimeve, shpërthimet e vullkanit më të madh të Evropës, ETNA, po shkaktojnë probleme. Në Katania janë anuluar shumë fluturime dhe turistët presin të dëshpëruar. Etna, në sicili, konsiderohet pothuajse pjesë e detyrueshme e programit për çdo turist. Por tani vullkani më aktiv i Evropës po bllokon me mijëra njerëz. Shpërthimi i fundit, vazhdon që nga e premtja dhe si pasojë e hirit vullkanik, trafiku ajror në aeroportin e Katanias është ndërprerë plotësisht. Më shumë se 200 fluturime kanë ndryshuar itinerar ose janë anuluar krejtësisht. Në aeroportin e qytetit të Katanias, qytet me rreth 300.000 banorë dhe i vendosur në rrëzë të Etnës, shihen skena kaotike. Familjet janë detyruar të kalojnë natën aty. Për më tepër, fluturimet nga aeroportet e tjera dhe trenat për t'u larguar nga ishulli janë të mbushur plot.