Top News – Ethet tropikale do ‘pushtojnë’ Evropën jugore / OBSH lëshon alarmin: Brenda kësaj dekade
06/10/2023 12:24

Ethet tropikale do të bëhen një kërcënim i madh në jug të shteteve të bashkuara të amerikës, në evropën jugore dhe në pjesë të afrikës, këtë dekadë – tha shefi i shkencëtarëve të OBSH-së, ndërsa temperaturat e ngrohta krijojnë kushte që mushkonjat që mbajnë infeksionin, ta përhapin lehtësisht atë. Sëmundja ka qenë prej kohësh një problem i madh në një pjesë të madhe të azisë dhe amerikës latine, duke shkaktuar rreth 20 mijë vdekje cdo vit. Shkalla e infektimeve është rritur tetëfish në shkallë globale që nga viti 2000, shtyrë nga ndryshimet e klimës por edhe nga lëvizja e shtuar e njerëzve dhe urbanizimi. Shumë raste kalojnë pa u regjistruar por në 2022, 4.2 milionë raste u raportuan në të gjithë botën dhe zyrtarët e shëndetit publik kanë paralajmëruar se nivele transmetimi rekord priten këtë vit. Bangladeshi aktualisht po përjeton shprthimin më të rëndë në histori, me më shumë se 1 mijë vdekje. “Ne duhet të flasim në mënyrë më aktive për ethet tropikale”, tha Xheremi Farrar, një specialist i sëmundjeve infektive që iu bashkua OBSH-së në maj të këtij viti. “Duhet që të përgatisim vendet për mënyrën se si do të përballen me presionin shtesë që do të vijë...në të ardhmen, në shumë qytete të mëdha”. Shumë nga njerëzit që preken nga ethet tropikale nuk kanë simptoma, cka do të thotë që shkalla e infektimit mund të jetë shumë më e lartë nga ajo që raportohet. Ata që kanë simptoma mund të kenë ethe, spazma muskulare dhe dhimbje kyçesh aq të forta që njihen edhe si "ethet e thyerjes së kockave". Në raste më të rralla, më pak se 1% e rasteve, mund të jenë fatale.

Top Channel/ Referendumi për drejtësinë në Itali. Test për mbështetjen që ka Meloni
23/03 00:01
Top Channel/ Irani mund të godasë Britaninë? E vërteta që fshihet pas deklaratës së Izraelit
22/03 23:17
Top Channel/ Irani i përgjigjet Trump: Hormuzi mbyllet përfundimisht, nëse sulmoni termocentralet
22/03 23:08
Top News-Ministri hungarez ‘spiunoi’ BE-në. Telefononte Lavrov gjatë takimeve të liderëve europianë’
22/03 18:42
Top News – Fundi i ISS po afron, SHBA në telashe/ Kina do të ‘pushtojë’ hapësirën, do mbetet e vetme
22/03 17:42
Top News – Franca dhe Gjermania mesazh Kurtit/ ‘Ulu në tryezën e dialogut me Serbinë’
22/03 17:40
Top News – Beteja për Parisin dhe Marsejën / Francezët në balotazhin e zgjedhjeve lokale
22/03 17:13
Top News – Japonia ‘duarlidhur’ për Hormuzin / ‘Pastrojmë minat nëse arrihet një armëpushim’
22/03 17:12
Top News – ‘Jam i lumtur që ka vdekur!’ / Trondit sërish Trump, ‘pandjeshmëria’ në nivel të ri
22/03 17:10
Top News – Bazat amerikane, mbrojtje apo rrezik…? Vendet e Gjirit në dilemë: Lufta e Netanyahut
22/03 16:25
Top News – Meloni para sfidës së madhe / Dy ditë referendum për reformën në drejtësi
22/03 16:23
Top News – Shpërthim i jashtëzakonshëm meningjiti / Shtohen rastet në Britani, dy viktima deri tani
22/03 16:22
Top Channel/ Gjashtë kushtet e Iranit për paqe/ Plani për ti dhënë fund luftës, Teherani del me…
22/03 15:42
Top Channel/ Izrael, 162 të plagosur nga Irani/ Netanjahu: Të na bashkohen vendet e tjera
22/03 15:04
Top News – Të armatosur deri në dhëmbë… Marinsat e Trumpit gati të pushtojnë fortesat e Iranit
22/03 13:42
Top News- Lufta, jashtë kontrollit të Trump / Tre javë më vonë…konflikti me Iranin përshkallëzohet
22/03 13:33
Top News – Irani do të sulmojë Londrën me raketa…!? Britania nuk sheh prova, ‘Trump flet për vete’
22/03 13:21
Top News – Hormuzi i hapur për të gjithë, përveç…Irani i përgjigjet Trumpit: Anijet e armikut ‘jo’
22/03 13:16
Top News – Kuba në errësirë, rrjeti në kolaps / Ndërpritet energjia në gjithë vendin, hera e dytë
22/03 13:08
Top News – Evropa brenda rrezes së Iranit / Regjimi ‘gris’ kufizimet për raketat balistike
22/03 13:07
DIGITALB DIGITALB