Ethet e virusit të Nilit Perëndimor kanë hyrë në Shqipëri. Instituti i Shëndetit Publik ka evidentuar rastin e parë për këtë vit në qarkun e Korcës. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rasti është konfirmuar gjatë dhjetëditëshit të dytë të muajit gusht, pas një monitorimi sistematik të infeksionit nga Virusi i Nilit Perëndimor. Që nga fillimi i janarit të këtij viti, janë testuar 30 mostra nga raste të dyshuara, të cilat kanë rezultuar negative. Rasti i evidentuar në Korçë është i pari i konfirmuar në vend për vitin 2026. Pas konfirmimit, ISHP ka vijuar survejancën epidemiologjike te njerëzit, hetimin epidemiologjik dhe entomologjik të rastit, si dhe monitorimin e situatës në vend.