Top News – ‘Ethet e Nilit’. Konfirmohet rasti i parë i virusit në Kosovë
07/08/2026 20:54

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar rastin e parë me Virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë për vitin 2026. Sipas IKShPK-së, rasti është konfirmuar më 7 gusht nga Laboratori i Mikrobiologjisë. Pacienti është një shtetas i Kosovës, rreth 20 vjeç. Aktualisht ai po trajtohet në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë stabile. Nga hulumtimi epidemiologjik i kryer nga autoritetet shëndetësore rezulton se pacienti nuk ka udhëtuar jashtë Kosovës në vendet ku aktualisht është raportuar qarkullimi i virusit. Virusi i Nilit Perëndimor është sëmundje sezonale, e cila shfaqet kryesisht gjatë muajve të verës dhe transmetohet te njerëzit përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. Raste të virusit janë raportuar në disa vende evropiane, përfshirë Italinë, Greqinë, Spanjën, Maqedoninë e Veriut, Rumaninë, Francën dhe Gjermaninë. Megjithatë, virusi nuk transmetohet nga personi te personi përmes kontakteve të zakonshme, por kryesisht përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. Ndër rekomandimet kryesore të ekspertëve janë përdorimi i repelentëve, vendosja e rrjetave mbrojtëse në dyer e dritare dhe eliminimi i ujit të ndenjur, ku mund të shumohen mushkonjat. Gjithashtu, qytetarëve u rekomandohet të shmangin qëndrimin jashtë gjatë agimit dhe muzgut, kur mushkonjat janë më aktive, si dhe të mbajnë të pastra pishinat, shatërvanët dhe sipërfaqet ku mund të grumbullohet ujë.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06