Veprimet agresive të Rusisë dhe Bjellorusisë në Evropën Lindore kanë shtyrë vendet e tyre fqinje si Estonia që të forcojnë sigurinë kufitare. Sipas njoftimeve autoritetet estoneze kanë dislokuar trupa dhe pajisje vëzhgimi për të monitoruar kufirin e tyre lindor. Vite më parë, zonat kufitare mes Estonisë dhe Rusisë nuk kishin shenja identifikuese.