Top News/ Estonia do dërgojë trupa në Ukrainë / Anëtarja e NATO-s po diskuton ‘seriozisht’ mundësinë
14/05/2024 12:10

Anëtarja e NATO-s, Estonia po diskuton 'seriozisht' dërgimin e trupave në Ukrainë, në role të pozicionuara larg vijave të frontit, thotë një zyrtar i sigurisë kombëtare. Madis Roll, këshilltar për sigurinë kombëtare i presidentit të Estonisë, i tha gazetës ushtarake Breaking Defense se liderët e vendit të tij po vlerësonin mundësinë e dërgimit të ushtarëve estonezë në role të pozicionuara "mbrapa" që nuk do t’i conin në luftime të drejtpërdrejta në Ukrainë. Një veprim i tillë do të ndihmonte në lehtësimin e krizës së fuqisë ushtarake Ukrainës dhe do ta lejonte atë të dërgonte më shumë ushtarë në vijat e frontit. E ndërsa Estonia, një vend anëtar i NATO-s, preferon të veprojë së bashku me anëtarë kryesorë të aleancës, ajo gjithashtu nuk është e mbyllur ndaj idesë për tu bashkuar me një grup më të vogël aleatësh, tha Roll. "Diskutimet janë duke vazhduar," tha Roll për Breaking Defense. "Ne duhet të shikojmë të gjitha mundësitë. Nuk duhet të kemi kufizime për atë se çfarë mund të bëjmë." Më herët, edhe shefi i mbrojtjes së vendit, gjenerali Martin Herem, kishte thënë se Estonia kishte nisur biseduar brenda vendit për dërgimin e trupave në Ukrainë. Por nuk kishte pasur një "diskutim serioz" për shkak të shqetësimeve politike të brendshme. Estonia është një nga anëtarët e NATO-s, gjeografikisht më të afërt me Rusinë, me një kufi lindor të përbashkët me rajonet ruse të Pskovit dhe Leningradit. Ushtria e saj mbështetet kryesisht në njësitë rezerviste, me rreth 4,200 pjesëtarë të përhershëm dhe 38,000 trupa rezervë të gatshme për operacionet e kohës së luftës. Numri i përgjithshëm i estonezëve me trajnim ushtarak është 230 mijë, nga 1.3 milionë banorë që vendi ka. Talini i bashkohet tani një kori në rritje të anëtarëve të aleancës që thonë se ekziston mundësia e mbështetjes së Ukrainës me trupa, me presidentin francez Emmanuel Macron që ka ndezur zemërimin e Moskës pas deklaratave të përsëritura të tij. Shtetet baltike po ndjekin shembullin. Kryeministrja e Lituanisë Ingrida Šimonytė i tha Financial Times më 8 maj se ajo kishte autoritetin nga parlamenti për të vendosur trupa në Ukrainë për trajnime, por se Kievi nuk e kishte paraqitur ende një kërkesë të tillë. NATO-s ka nevojë për konsensusin e anëtarëve të saj për të dërguar trupa si një aleancë në një zonë lufte, por shtetet individuale mund të vendosin forcat e tyre sipas nevojës. Rusia, ndërkohë, ka thënë se çdo prani e konsiderueshme e trupave të NATO-s në Ukrainë do të shihej si një përshkallëzim i madh, duke kërcënuar më pas me rrezikun e luftës bërthamore.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55