Top News-‘Eshtrat e gjetura janë të shpërndara’/ Kurti: Gërmimet në Zubin-Potok do vazhdojnë me muaj
01/08/2026 18:53

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar këtë të shtunë vendodhjen e gërmimeve në Zubin Potok, ku dyshohet se gjenden mbetje mortore të 23 intelektualëve të Mitrovicës të zhdukur gjatë luftës. Kurti deklaroi se zhvillimet në këtë bend po dëshmojnë përpjekjet për fshehjen e krimeve të luftës, teksa bëri të ditur se gjatë kohës sa ndodheshin në terren janë zbuluar edhe eshtra të tjera. Kryeministri në detyrë tha se Qeveria do të ofrojë mbështetje të plotë për procesin e gërmimeve, me synimin që familjet e personave të zhdukur ta mësojnë fatin e më të dashurve të tyre. Ai u shpreh se duhet të priten rezultatet e analizave të ADN-së, por se me shumë mundësi eshtrat e gjetura u përkasin grupit prej 23 intelektualëve nga Mitrovica, të cilët, sipas tij, u ndaluan, rrëmbyen dhe u ekzekutuan nga forcat serbe më 19 prill 1999. Kurti paralajmëroi se gërmimet do të vazhdojnë për javë apo edhe muaj, pasi mbetjet mortore janë gjetur të shpërndara. Ai shtoi se vendndodhja e varrezës masive është e vështirë për t’u arritur me automjet, duke vlerësuar se kjo ishte bërë me qëllim të fshehjes së krimit. Kurti kërkoi hapjen e arkivave në Beograd, ndërsa në lidhje me retorikën e zyrtarëve serbë ndaj Kosovës, tha se ajo synon të mbulojë krimet e kryera gjatë luftës.

Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00
Top News – Kush e vrau Arlinda Zekajn / Qendra sociale, prokuroria e policia…të gjithë gabuan
30/10 13:07
Top News – Institucionet nuk vepruan. Por Gërvalla nuk jep dorëheqjen për vrasjen e Arlinda Zekajt
30/10 13:07
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë! Ministrat nuk japin dorëheqjen
30/10 12:44