Në episodin e ri të “The Kardashians”, Kim sulmoi motrën e saj Kourtney për mospërkrahjen e bashkëpunimit të saj me “Dolce & Gabbana”. Kim u shpreh se Kourtney ishte shumë e zemëruar me të për partneritetin me markën vetëm disa muaj pas dasmës së saj në maj 2022. Ajo komentoi me nënën e saj qëndrimin e motrës së madhe duke thënë se nuk është e mundur të kthehesh kundër familjes.