Top News/ Është vrarë kryekomandanti i Putinit? Zëra nga Ukraina dhe Rusia por asnjë konfirmim
05/01/2024 15:48

Shefi i shtabit madhor dhe zëvendësministri rus i mbrojtjes, Valeri Gerasimov, i vrarë në një sulm të forcave ukrainase që një ditë më parë në Krime kanë goditur një post komande të forcave ruse, afër Sevastopolit dhe një njësi ushtarake afër Eupatorias...Zërat e shpërndarë në profile në X dhe Telegram, që prej muajsh monitorojnë luftën mes rusisë dhe ukrainës, pyesin se ku është Gerasimov, pas sulmit, ndërkohë që ato janë amplifikuar nga e përjavshmja amerikane Neësëeek dhe nga agjencia ukrainase Unian, që sidoqoftë vendosin pikëpyetje në fund. Pret konfirmime edhe Anton Gerashcenko, këshilltar i ministrisë së brendshme ukrainase. Edhe zëdhënësi i vullnetarëve ukrainas që operojnë në jug, Sergei Bratchuk, i cituar nga Unian, nuk e fsheh skepticizmin duke nënvizuar sidoqoftë se në sulmin e një dite më parë janë goditur gjeneralë apo oficerë të një rangu të lartë. Sidoqoftë, nuk ka konfirmime përfundimtare. Të enjten, komandanti i forcave ajrore ukrainase, Mikola Oleshchuk, kishte falenderuar pilotët që kishin kryer sulmet duke nënvizuar se ai kishte qenë një operacion perfekt luftimi...Moska në anën tjetër kishte thënë se kishte rrëzuar 10 raketa në krime dhe kishte interceptuar 36 dronë armiq. Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që flitet për vdekjen në luftë të Gerasimov.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04