Qëndrimi i socialistëve për mandatin e deputetes socialiste, Olta Xhaçka mbetet i pandryshuar. Në përgjigje të interesit mediatik, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku komentoi procedurën parlamentare të ndjekur në kuvend për vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me kërkesën për papajtueshmëri në ushtrimin e detyrës nga ish ministrja Xhaçka. Balluku shpjegoi se Partia Socialiste i qëndron raportit fillestar, i cili mbetet i paprekur.