Top News – Është provuar: Vuçiç pas Banjskës! Osmani e prerë: Komisioni evropian të dënojë Serbinë
17/10/2023 14:38

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se hetimet e deritanishme të kryera nga autoritetet vendore, të mbështetura nga partnerët ndërkombëtarë “kanë dëshmuar se Serbia qëndron” pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Ajo kërkoi që Komisioni Evropian të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj Serbisë. Gjatë një konference për shtyp, Osmani tha se shteti i saj po kërkon që blloku evropian të vendosë masa ndaj Serbisë për shkak të Banjskës, pasi shtetet anëtare të kenë kryer procedurat e tyre për konfirmimin e detajeve të kësaj ngjarjeje. Ajo tha se Kosova nuk po kërkon sanksione, sepse çdo shtet anëtar ka të drejt vetoje në Këshillin e BE-së dhe të paktën një shtet - pa specifikuar se për cilin shtet bëhet fjalë - do të përdorte veton për këtë çështje. Komisioni Evropian, tha Osmani, ka të drejtë dhe kompetenca që të prezantojë masa politike dhe financiare, që nuk kërkon miratim të Këshillit. Në BE kanë thënë se po presin përfundimin e hetimeve të autoriteteve kosovare për ngjarjet në Banjskë dhe më pas do të mund të ndërmerren masa dhe hapa të rinj. Parlamenti Evropian pritet të miratojë një rezolutë më 19 tetor, e cila, sipas burimeve do të kërkojë vendosjen e masave ndëshkuese ndaj Serbisë.

Top News- Vuçiç blen raketat supersonike nga Kina: Po përgatitemi për sulm nga Tirana, Prishtina e…
13/03 11:01
Top News- ‘Zë i fortë për shqiptarët në Preshevë’/ Begaj: Do garantojmë mbrojtjen e të drejtave
12/03 18:28
Top News- Rama rrëzon pretendimet e Vuçiç/ ‘E ka makth Kosovën, s’ka aleancë kundër Serbisë’
12/03 14:51
Top News-‘5 vendet e BE të njohin Kosovën’/ PE: Dialogu me Serbinë kyç për integrimin
12/03 14:37
Top News- Fluturimet misterioze mes Tel Avivit e Beogradit/ Dyshime për transport armësh në Izrael
11/03 14:48
Top News- Serbë për të trazuar Europën/ Gjykatat serbe: U paguan nga shërbimi i inteligjencës ruse
10/03 10:17
Top News- Rikthimi i shërbimit ushtarak/ Nis rekrutimi i ushtarëve në Kroaci, dy muaj uniformë
09/03 11:07
Top News – Serbia përgatitet për luftë. Vuçiç, 6 mld euro për ushtrinë-Do blejmë gjithçka
07/03 18:00
Top News- ‘Shqipja, gjuhë dytësore’ / Ministrja e Arsimit rikthen retorikën antishqiptare në Shkup
27/02 11:56
Top News – Vritet i mituri shqiptar në Greqi. Sherr me thika mes adoleshentëve, arrestohet greku
27/02 11:33
Top News- ‘Sfidoj edhe SHBA për Kosovën’/ Vuçiç-Asnjë pakt sekret për të njohur Pavarësinë
27/02 11:26
Top News- Skandali i spiunazhit që tronditi Greqinë, si u përgjuan ministrat e ushtarakët
26/02 22:49
Top News- Skandal! Ministrja maqedonase presion shqiptarëve: Mos flisni shqip
26/02 22:47
Top News – Greqia reformon ushtrinë. Shërbimi i detyrueshëm zgjatet nga 9 në 12 muaj
25/02 17:45
Top News- Dialogu Kosovë- Serbi/ Presidenti serb kërkon angazhim më aktiv të BE
25/02 15:30
Top News – Greqia ndryshon shërbimin ushtarak. 10 javë trajnim bazë të detyrueshëm
24/02 23:08
Top News – Artan Grubi në arrest shtëpie / 24 orë nën mbikqyrje nga Ministria e Brendshme
24/02 11:46
Top News- Arrestohet Artan Grubi / Ish zv.kryeministri akuzohet për korrupsion me tenderat
23/02 10:13
Top News – Greqia nis operacionin ‘fshesa’. Athina, plan për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
21/02 11:35
Top News- Bosnja sanksionon 11 shtetas të saj/ Ishin të lidhur me organizatat terroriste
20/02 19:37
DIGITALB DIGITALB