Shqetësimi për përhapjen e variantit Omikron ka rritur ankthin në evropë në këtë periudhë festash. Zyrtarët e shëndetësisë në gjermani, kanë kërkuar ashpërsimin e rregullave të hyrjes në vend për të ngadalësuar përhapjen e variantit të ri. Sipas tyre "nëse hyrja në vend bëhet më e sigurtë, kjo ndihmon që të mos përhapet kaq shpejt varianti Omikron."