Shtëpitë gllabërohen nga flakët në disa minuta dhe më pas shemben në tokë si të ishin prej kartoni. Kjo po ndodh në shtetin amerikan të Kolorados, ku zjarret e dala jashtë kontrollit po lëvizin shpejt dhe qindra shtëpi janë humbur ndërsa flakët përfshijnë zonat e prekura nga thatësira historike.