Procesi gjyqësor që po zhvillohet kundër ish- kryeministrit Sali Berisha, ka rikthyer ish- kryeparlamentaren Jozefina Topalli në mbledhjet e kryesisë. Teksa ka komentuar situatën e ish-kryeministrit me drejtësinë lidhur me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, Topalli u shpreh se ky është një sulm ndaj opozitës. Topalli e përsëriti dhe njëherë se interesi i Berishës është Partia Demokratike.