I dërguari special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ndodhet në një vizitë emergjente në Kosovë, pas tensioneve të forta dhe deklaratave të paprecedenta të Serbsë për futjen e ushtrisë. Escobar zhvilloi një takim kokë më kokë me kryeministrin Albin Kurti i cili zgjati për më shumë se dy orë dhe përfundoi pa një deklaratë të përbashkët për shtyp. Sipas njoftimit për shtyp të qeverisë së Kosovës, Kurti ka diskutuar me zyrtarin e lartë amerikan lidhur me situatën e fundit të krijuar në veri dhe rrezikun e përshkallëzimit të tensioneve duke i bërë thirrje të dyja vendeve të përmbahen.