Top News/ Erë e çmendur, shi dhe borë…’Ndëshkon’ moti në Evropë, viktima në Bullgari e Rumani
19/11/2023 14:26

Dy persona kanë humbur jetën pasi erëra të fuqishme goditën Bullgarinë dhe Rumaninë fqinje të shtunën dhe të dielën. Shirat dhe reshjet e borës shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike dhe bllokuan apo vërshuan rrugët në lindje të të dyja shteteve, duke shtyrë Bullgarinë që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në rajonin Varna në Detin e Zi. Një grua 43-vjeçare vdiq pasi e goditi një dru që u rrëzua në Varna mbrëmjen e së shtunës, ndërkaq dy pjesëtarë të emergjencës u lënduan po ashtu, tha policia përmes një njoftimi. Një dru ra mbi një makinë që po kalonte në Sofje të shtunën, duke vrarë vozitësin 65 vjeç dhe duke lënduar rëndë gruan e tij, thanë autoritetet. “Moti i lig rezultoi me humbje të jetës. Erërat e fuqishme dhe shirat e rrëmbyeshëm, në disa vende edhe reshje të borës, e bënë shumë të vështirë punën e ekipeve emergjente”, tha kryetari i Varnës, Blagomir Kotsev, të dielën, duke njoftuar për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe duke u bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. “Furnizimet me energji janë ndërprerë në pesë qarqe të komunës. Rrugët janë bllokuar për shkak të druve që janë rrëzuar”, shtoi ai. Aeroporti në Varna vazhdon të jetë i hapur, por disa fluturime janë shtyrë apo anuluar. Dy komuna më të vogla në afërsi të Varnës po ashtu kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme të dielën. Shërbimi kombëtar i motit në Bullgari ka aktivizuar kodin portokalli për shkak të rrezikut nga erërat e fuqishme në mbarë lindjen e Bullgarisë të dielën, duke paralajmëruar se erërat mund të arrijnë deri në 125 kilometra në orë dhe valët mund të arrijnë mbi 5 metra përgjatë bregdetit të Detit të Zi. E njëjta stuhi ka goditur edhe Rumaninë fqinje, që ka detyruar shtetin të mbyllë portet në Detin e Zi. Shërbimi kombëtar i motit në Rumani ka rritur alarmin e motit në nivelin më të lartë për shkak të reshjeve të mëdha të shiut dhe erërave të fuqishme. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë brenda në shtëpi. Mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, teksa zjarrfikësit kanë intervenuar për të larguar 140 dru që u rrëzuan. Nga moti i keq u dëmtuan edhe 40 makina. “Fatmirësisht nuk ka viktima”, thanë për AFP-në zyrtarë nga shërbimet emergjente në Rumani. Dy persona vdiqën më herët gjatë muajit në Bullgari për shkak të motit të lig, pasi stuhia Ciaran goditi perëndimin e Evropës. Shkencëtarët kanë paralajmëruar se bota do të përballet me mot më ekstrem për shkak të ngrohjes globale të shkaktuar nga lirimi i gazrave serrë.

Top Channel/ Homoseksualë, myslimanë dhe indigjenë në majat e politikës amerikane
04/11 23:25
Top Channel/ “Kam arritur limitin e vuajtjes”, letra e Brigitte Bardot që tronditi bashkëshortin
04/11 23:21
Top Channel/ Humbje me pasoja globale, trump: I shkatërroj po më shkarkuan
04/11 23:14
Top Channel/ Zgjedhjet përtej Tokës! Si arritën 3 astronautë të votonin nga hapësira?
04/11 23:06
Top News – Ukraina të ‘përveshë mëngët’ / Anëtarësimi në BE: Duhet përshpejtim reformash
04/11 15:18
Top News – Tetë cisterna me naftë ruse drejt SHBA-së/ Ukraina po i monitoron, 300 mijë ton karburant
04/11 14:51
Top News – CIA e akuzoi për ‘vjedhjen e shekullit’ / Kim Jong un përgjigjet me raketa
04/11 14:44
Top News – Rusia, kaos në aeroportet e evropiane / Putin ndez luftën, kërcënime të rreme për bomba
04/11 14:38
Top News – Zgjedhje edhe në hapësirë… / Astronautët e NASA-s ‘hedhin votën’ nga orbita
04/11 13:55
Top News – Irani: Amerikanët i thanë ‘jo’ luftës / Teherani reagon pas fitores së demokratëve
04/11 13:34
Top News – Zelensky nderon Melania Trump / I jep çmimin e rëndësishëm, ‘ndihmoi fëmijët ukrainas’
04/11 13:31
Top News – Një serbe me tatuazhe. Kërkohet gruaja misterioze e supergrabitjes në Holandë
04/11 13:13
Top News – U masakruan nga serbët/ Identifikohen pas 27 vitesh 3 intelektualë të vrarë
04/11 13:12
Top News – Tragjedia e trenave vrau 69 vetë. Dorëhiqet ministri spanjoll-S’mund të qëndroj në detyrë
04/11 12:20
Top Channel/ SHBA,“çudirat” e zgjedhjeve: Hera e pare që fiton një gay, një mysliman, një indigjene…
04/11 12:02
Top News – Rusia, Ukraina dhe Irani…Çfarë ndryshon me fitoren e demokratëve në SHBA?
04/11 11:55
Top News – Një demokrat fiton Teksasin…U mbështet nga ‘dinastia’ Bush, i pari nga viti 1988
04/11 11:53
Top Channel/ Amerika rrëzon Trump, demokratët fitojnë Kongresin: “Na mposhtën cmimet e larta”!
04/11 11:47
Top Channel/“Tsnunami” demokrat i hoqi Kongresin, Trump me plan emergjence për dy vitet e ardhshme!
04/11 11:47
Top Channel/ Protestat në Francë, “dorëzohet” Macron? Premton 4 miliardë euro shtesë për arsimin!
04/11 11:46