Top News – Erdogan: Vramë shefin e ISIS në Siri / Operacion i agjencisë turke të inteligjencës
01/05/2023 12:33

Forcat turke e kanë vrarë liderin e supozuar të grupit të Shtetit Islamik (IS) gjatë një operacioni në Siri, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Presidenti Erdogan tha gjatë një intervistë për televizionin turk TRT se lideri i IS-it, i njohur si Abu Hussein al-Qurayshi, u vra në një sulm të kryer të shtunën. Erdogan tha se agjencia turke e inteligjencës, MIT, e kishte ndjekur atë për një kohë të gjatë. Turqia ka kryer operacione të shumta kundër IS-it dhe grupeve kurde përgjatë kufirit sirian, duke kapur ose vrarë militantë të dyshuar. Turqia kontrollon pjesë të mëdha territori në Sirinë veriore pas një serie sulmesh tokësore për të larguar grupet kurde nga kufiri turko-sirian. Abu Hussein al-Qurayshi u emërua udhëheqës i grupit militant pasi kreu i tij i mëparshëm u vra në tetor. Një zëdhënës i IS-it e quajti atë “një nga luftëtarët veteranë dhe një nga djemtë besnikë të Shtetit Islamik”. Ai mori drejtimin e ISIS-it në kohën kur grupi ekstremist ka humbur kontrollin e territorit që dikur mbante në Irak dhe Siri. Megjithatë, grupi ishte përpjekur të aktivizohej sërish, duke kryer disa sulme vdekjeprurëse në të dyja vendet. Themeluesi i ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi, thuhet se është vrarë pasi u rrethua nga forcat amerikane në një sulm në veriperëndim të Sirisë në tetor të 2019-ës. Grupi shteti Islamik u shkëput nga Al Kaida rreth një dekadë më parë dhe arriti të shtinte nën kontroll pjesë të mëdha të Sirisë veriore dhe lindore, si dhe Irakun verior dhe perëndimor. Në 2014-ën, ekstremistët shpallën të ashtuquajturin kalifat, duke tërhequr mbështetës nga e gjithë bota. Vitet në vijim ata morën përsipër sulme të shumta, në të gjithë botën ndërkohë që më pas u vendosën vetë nën shënjestër. Në mars 2019, luftëtarët sirianë të mbështetur nga SHBA-ja morën kontrollin e pjesës së fundit të territorit që dikur mbanin ekstremistët, në provincën lindore të Sirisë, Deir el-Zour, që kufizohet me Irakun.

Top Channel/ Izraeli drejt qeverisë së re, Eisenkot nis negociatat për shumicën parlamentare
10/11 12:22
Top Channel/ Avionë të tjerë amerikanë shpërngulen nga nje baze tjeter ajrore britanike!
10/11 12:03
Top News – Në nivelin më të ulët të karrierës së tij / Mbështetja për Trumpin 32 për qind
10/11 12:03
Top News – Ukraina, ‘fleksibilitet’ në bisedime/ Nisin negociatat në Abu Dhabi, SHBA është optimiste
10/11 12:00
Top News – Suficiti i Kinës mbi 1 trilion USD / Bumi i Inteligjencës Artificiale rrit eksportet
10/11 11:57
Top News- Lufta e paqja, Zelenski sfidon Putin: Takohemi në Antarktidë për t’i dhënë fund konfliktit
10/11 11:56
Top News – Arrestohet vëllai i Viktor Orban / Akuzohet për trafik njerëzish, ‘Operacioni Purgatori’
10/11 11:56
Top News – Trump: FBI po heton bosin e Nvidia / Thellohen polemikat me Kinën, presidenti ‘i habitur’
10/11 11:39
Top Channel/ Lufta e Ukrainës: Nisin në Abu Dhabi bisedimet trepalëshe mes Kievit, Moskës e SHBA-së!
10/11 11:35
Top Channel/ Sa kushtojnë grevat: Vendi europian që humbet më shumë nga 24 orë “pushim”!
10/11 11:15
Top Channel/ Hegseth, mocion shkarkimi: Lufta e Iranit nisi pa miratimin e Kongresit!
10/11 10:53
Top Channel/ Shpresë për fundin e luftës SHBA-Iran, bie çmimi i naftës: Brent, gati 20% më pak!
10/11 10:52
Top Channel/ Franca akuzon Iranin se “shkriu” frigoriferët në Europë
09/11 23:42
Top Channel/ Dokumentet sekrete, rusët humbën 400 mijë ushtarë në luftë
09/11 23:27
Top Channel/ Lufta drejt fundit, e “tregon” rënia e çmimit të naftës
09/11 23:21
Top Channel/ Merz, presion BE për Ukrainën: Financoni ose bllokoj buxhetin
09/11 23:16
Top News – Vëllai i ish Kryeministrit arrestohet për trafik klandestinësh
09/11 22:45
Top Channel/ A është shiu çelësi i lumturisë? Profesori zbulon efektet surprizuese të motit tek…
09/11 22:03
Top News – Fajtor për përdhunim. Aktori britanik, Russell Brand dënohet me 10 vite burg
09/11 22:00
Top Channel/ Arrestohet vëllai i Orbanit, dyshohet për trafikim të qenieve njerëzore
09/11 20:01