Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha se parlamenti turk do të ratifikojë pranimin e Suedisë në NATO, vetëm nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës miratojnë shitjen e avionëve luftarakë F-16 në Ankara. Erdogan u tha gazetarëve gjatë fluturimit të tij nga Azerbajxhani se ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan diskutoi çështjen e aspiratave të Suedisë në NATO me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken në Nju Jork javën e kaluar.