Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogani, i ka kërkuar, Vladimir Putin, që të shpallë armëpushim në Ukrainë, të hapë korridoret humanitare dhe të nënshkruajë një marrëveshje paqeje, ka njoftuar zyra e presidentit turk. Pas një telefonate njëorëshe, presidenca turke përmes një deklarate njoftoi se Erdogan i tha Putinit se Turqia është e gatshme të kontribuojë në një zgjidhje paqësore të konfliktit. Sipas deklaratës, Erdogan tha se një armëpushim do të lehtësonte situatën humanitare. “Presidenti Erdogan filloi bisedën me fjalinë: “le të hapim rrugën për paqen së bashku”, thuhet në deklaratën për media.