Top News – Erdogan, sërish ndërmjetës. Thirrje SHBA-Iran për të ulur gjakrat
06/09/2026 23:00

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se Turqia po intensifikon përpjekjet diplomatike për të ulur tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, në një kohë kur përplasja mes Uashingtonit dhe Teheranit vazhdon të mbajë rajonin nën presion. Qëndrimin e Ankarasë, Erdogan e shprehu gjatë një bisede telefonike me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Sipas Presidencës turke, dy liderët diskutuan marrëdhëniet mes vendeve të tyre, si edhe zhvillimet e fundit rajonale dhe ndërkombëtare. Erdogan theksoi se Turqia po punon për t’i dhënë fund tensioneve mes Iranit dhe SHBA-së, si dhe konflikteve të tjera në rajon, duke deklaruar se Ankaraja do të vijojë iniciativat diplomatike në favor të paqes. Ai shtoi gjithashtu se Turqia nuk miraton sulmet ndaj vendeve që i konsideron mike dhe vëllazërore. Përpjekjet diplomatike kanë vijuar edhe në nivel ministror. Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij iranian, ku në fokus kanë qenë zhvillimet e fundit në negociatat mes Teheranit dhe Uashingtonit. Me këto lëvizje, Turqia duket se po kërkon të luajë rolin e ndërmjetësuesit mes palëve, duke shfrytëzuar marrëdhëniet që ruan si me SHBA-në, ashtu edhe me Iranin dhe vendet e Gjirit. Ndërhyrja diplomatike e Erdoganit vjen në një moment delikat për Lindjen e Mesme, ndërsa tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit kanë shtuar shqetësimet për një përshkallëzim më të gjerë në rajon.

Vrau të birin prej mbesës, detaje të reja nga krimi në Gjilan
02/11 23:30
Arbër Hajdari i përgjigjet Veliajt: Nuk kam lidhje me histori politiko-penale
02/11 23:19
Rama: reflektuam për protestat, Sazani ende çështje e pambyllur
02/11 22:58
Top News- Protestë para Kryeministrisë/ Pjesëmarrësit më të pakët, studentët kthehen në auditorë
02/11 22:25
Top Channel/ Lëvizja e fortë, ushtri me AI! Angli-Gjermani vendosin së bashku
02/11 20:25
Top Channel/ Për Halloween 1 në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar
02/11 20:00
Top News- Veliaj në luftë të hapur me Ramën: Më ke kërcënuar me 100 vite burg
02/11 19:58
Top Channel/ BSH: Kujdes pensionet dhe borxhin! Opozita, shqetësimin për ndërtimin
02/11 19:42
Top Channel/ Kadastra, regjistrohet 95% e pronave! 54 milionë dokumente hidhen në sistem
02/11 19:37
Top Channel/ “Delego pushtetin te Arbër Hajdari”! Veliaj akuzon Ramën nga burgu. Gogu përgënjeshtron
02/11 19:36
Top Channel/ Zjarr i frikshëm në Shkodër, merr flakë bari në katin e 11 të një pallati
02/11 17:02
Top News – Kujdes nga ‘Smishing’. Policia paralajmëron për mashtrimin në emër të bankave
02/11 16:15
Top Channel/ Lamtumira për Bashkim Zenelin. Homazhe diplomatit, e bija përlot me fjalët për të atin
02/11 16:12
Top Channel/ “Vëllai i Madh” pushton teatrin, kryevepra e Orwell ngre pyetje për Shqipërinë e sotme
02/11 16:06
Top Channel/ ‘Me vjen keq’, Ministrja humbet fillin e fjalimit para kryeministrit, Rama: Në fund…
02/11 16:03
Top Channel/ Studentët në protestë. Marshojnë nëpër fakultete, thirrje për bojkot të mësimit
02/11 16:01
Top Channel/Zhupa përplaset me socialistët: Rama e ka humbur shansin për dialog. Malaj: I vodhët…
02/11 15:54
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News- Aksidenti i tmerrshëm në Shkodër. Makina përplas për vdekje këmbësoren në trotuar
02/11 15:36