Vizita e pak ditëve më parë në Tiranë, i ka lënë shije të mirë presidentit turk Recep Tayip Erdogan, aq sa ai thotë se do të rikthehet shpejt, ndoshta në maj. Mediat turke, e kanë pyetur presidentin Erdogan për vizitën e tij, dhe ai ka thënë për to se do të kthehet sërish në tiranë në hapjen e xhamisë së namazgjasë, punimet për të cilën janë kryer me fonde turke. Ai tha se pritja që i ishte bërë në shqipëri ishte madhështore, ndërkohë që vendosi theksin tek lidhja e hershme mes dy popujve.