Top News-Erdogan, ‘raprezalje’ para zgjedhjeve Arreston 100 persona, ‘të lidhur me militantë kurdë’
25/04/2023 15:10

Policia turke ka arrestuar 110 persona që dyshohet se kanë lidhje me militantët, sipas burimeve të sigurisë, raporton agjencia e lajmeve Reuters. Në mesin e të arrestuarve, sipas raporteve ka politikanë, avokatë dhe gazetarë, që janë arrestuar në lidhje me zgjedhjet e 14 majit. Siç raportohet, operacioni u përqendrua në Dijarbakir, qytetin më të madh të banuar me shumicë kurde në juglindje të Turqisë. Operacione policore janë zhvilluar edhe në 21 provinca të tjera, duke shënjestuar persona që akuzohen se kanë lidhje me grupin militant të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit. Ky operacion vjen më pak se tre javë para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, që përbëjnë edhe sfidën më të madhe zgjedhore për presidentin Recep Tayyip Erdogan, që kur Partia e tij, Për Drejtësi dhe Zhvillim, erdhi në pushtet më 2002. “Në prag të zgjedhjeve, nga frika se do të humbin pushtetin, ata kanë nisur sërish operacionet e arrestimeve”, shkroi në Tëitter, Tayip Temel, ligjvënës nga Partia Popullore Demokratike. Ai tha se politikanë, përfshirë edhe anëtarë të partisë së tij, gazetarë, artistë dhe avokatë janë në mesin e personave që u arrestuan në Dijabakir mëngjesin e së martës. Erdogan shpesh ka akuzuar Partinë Popullore Demokratike se ka lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit. Por, ky subjekt politik ka hedhur poshtë këto akuza. Partia Popullore Demokratike muajin e kaluar nuk garoi me ndonjë kandidat për zgjedhjet presidenciale të 14 majit, por ofroi mbështetje për rivalin kryesor të Erdoganit, Kemal Kilicdaroglu.

Top Channel/ OKB thirrje për dialog: kundër dhunës në protestë, proporcionale nga policia
17/10 23:03
Top News- Trazirat në Francë degjenerojnë në kaos / Policia përleshet me protestuesit, flakë e zjarr
17/10 15:19
Top News – Astronomët zbulojnë Yllin e Gjelbër / Për herë të parë, duket i tillë në syrin e njeriut
17/10 14:57
Top News – Zelenski mbyll qiejt e Putinit / Kaos në aeroportet ruse, udhëtarët vonesa disa ditore
17/10 14:54
Top Channel/ Rikthehet lotaria amerikane? Gjykata urdhëron rinisjen e Green Card!
17/10 14:33
Top Channel/ Dyshimet për spiunazh, ish kreu i Inteligjencës gjermane kontakte me rusët?!
17/10 14:32
Top News – Arinjtë ‘pushtojnë’ Rusinë / Frikë mes popullatës, rriten rastet e ‘përballjeve’
17/10 13:47
Top News- Trump shkarkon zëdhënësen…pas vetëm 5 ditësh në detyrë, ngritja e rënia e Katie Zacharia
17/10 13:46
Top News – Vatikani, Papa del nga spitali katër ditë pas operaconit për kancerin në mushkëri
17/10 13:46
Top News – Çdo mysliman quhet Muhamed… / Trump ‘bën shaka’ me popullaritetin e emrit
17/10 13:32
Top News – Një mësuese dhe një baba i armatosur / Heronjtë e tragjedisë në shkollën në Oregon
17/10 13:25
Top News -‘Ditë kaosi për Francën’, plasin protestat / Bashkë nxënësit, sindikatat dhe jelekëverdhët
17/10 12:29
Top News – Trump ‘fal’ Rusinë, heq sanksionet / Putin: Vendim historik! Thellohet çarja me Zelenskin
17/10 12:05
Top News – Ukraina mbetet në dorën e Evropës / SHBA e ‘braktis’, a mundet BE ta mbështesë e vetme
17/10 12:03
Top News – ‘Të marrim Donetskun, me çdo kusht’ / Putin shpall objektivin kryesor, takon ushtarakët
17/10 11:59
Top Channel/ Zelensky paralajmëron Europën: Nëse Ukraina bie, do t`ju vijnë 20 milionë refugjatë!
17/10 11:33
Top Channel/ Sulme brutal nga kolonët izraelitë, gazetarja: Kisha treguar dhunën ndaj palestinezëve!
17/10 11:33
Top Channel/ Trump pezullon sanksionet ndaj Rusisë, Moska godet Ukrainën me 332 dronë dhe raketa!
17/10 11:22
Top Channel/ Reuters: “Shtëpia e Bardhë kufizoi Starlink për Ukrainën”, vjen reagimi!
16/10 11:40
Top Channel/ “Shpërthen” dhe Italia: Greva e protesta, e sotmja “ditë zemërimi” nga nxënës e mësues!
16/10 11:08