Pas vizitës në Tiranë, presidenti turk Erdogan ka pritur në një ceremoni madhështorë të martën në Ankara presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ai ndodhet për një vizitë njëditore në Turqi, ku merr pjesë në seancën e tretë të Këshillit të Lartë për Bashkëpunim ndërmjet Republikës së Serbisë dhe Republikës së Turqisë. Presidenti i Serbisë do ta mbyllë vizitën e tij në Ankara me një darkë me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Gjatë vizitës Vuçiç kanë nënshkruar disa dokumente me rëndësi për përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.