Top News/ Erdogan pret liderin palestinez / Folën për ‘masakrat që po kryen Izraeli në Gaza’
15/08/2024 12:19

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e priti në një takim liderin palestinez Mahamoud Abbas, për të biseduar për konfliktin në Rripin e Gazës, tha Presidenca turke. Zyra e Erdoganit tha të mërkurën vonë se dy liderët biseduan për “masakrat që po i kryen Izraeli në territoret palestineze” dhe për “hapat që duhet të ndërmerren për një armëpushim të përhershëm dhe për paqe”. Sipas komunikatës, Erdogani u zotua për ta vazhduar mbështetjen për “kauzën e drejtë të Palestinës” dhe për të punuar për “rritjen e trysnisë së bashkësisë ndërkombëtare ndaj Izraelit... posaçërisht nga bota islamike” për dërgimin e ndihmave humanitare dhe për sigurimin e paqes. Abbas mbërriti në Ankara të mërkurën për një vizitë, e cila po ndodh në një kohë kur Irani ka kërcënuar se do të hakmerret kundër Izraelit për vrasjen në Teheran të Ismail Haniyeh – liderit politik të Hamasit – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Kërcënimi i Iranit i ka rritur druajtjet për përhapjen e luftës në gjithë rajonin e Lindjes së Mesme. Erdogan, një mbështetës i madh i Hamasit dhe i kauzës palestineze, e ftoi Abbasin pasi kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e mbajti një fjalim në Kongresin amerikan në korrik. Lideri palestinez pritet të mbajë fjalim në një seancë speciale në Parlamentin e Turqisë të enjten. Për dallim nga vendet perëndimore, Erdogani e ka lavdëruar Hamasin, duke e quajtur atë lëvizje çlirimtare. Ai madje e ka mirëpritur Haniyeh disa herë në Turqi.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20