Kremlini tha të premten se Rusia ishte në kontakt me Turqinë në lidhje me fatin e sistemeve ruse të raketave S-400, të cilat Ankaraja i zotëron, pasi një media raportoi se Turqia ishte gati të transferonte raketat e mbrojtjes ajrore në një vend të paidentifikuar të Gjirit. Media turke Hurriyet raportoi më herët të premten se Turqia mund të njoftojë se do t'ia rishiste sistemin rus S-400 njërit prej vendeve të Gjirit, në mënyrë që të bindë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të heqin sanksionet ndaj Ankarasë.