Presidenti turk, Reyep Tayip Erdogan do të udhëtojë drejt Tiranës, më 10 tetor në ndalesën e tij e parë të turit diplomatik të muajit tetor. Axhenda paraprake e Erdogan në Shqipëri, çelet me një ceremoni pritjeje në presidencë nga homologu i tij, Bajram Begaj, me të cilin do të ketë edhe një takim kokë më kokë.