Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan mbërriti në Sarajevë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Emine dhe një delegacion i zgjeruar, në të cilin bëjnë pjesë edhe dy ministra. Madje dy avionë u ulën në aeroportin e Sarajevës, njëri me anëtarët e delegacionit dhe tjetri me ciftin presidencial. Erdogan u prit në aeroport nga Zeljko Komsic, anëtari kroat i presidencës së përbashkët të Bosnjes ndërkohë që me mijëra banorë të sarajevës kishin dalë ta përshëndesnin atë po ashtu.