Top News/ Erdogan lëshon ‘Turksat 6A’ në orbitë / Sateliti i parë i komunikimit i prodhuar në vend
09/07/2024 12:55

Turqia lëshoi në orbitë satelitin e saj të parë të prodhuar në vend, Turksat 6A, herët të martën, në një lëvizje që Ankaraja tha se “do të siguronte mbulimin satelitor të vendit dhe do të përmbushte nevojat e tij për transmetime televizive. Një raketë SpaceX Falcon 9 e çoi satelitin në hapësirë nga Stacioni i Forcave Hapësinore Cape Canaveral në Florida, të Shteteve të Bashkuara. Presidenti turk Recep Tajip Erdogan tha se lëshimi i satelitit shënoi hapjen e një "faze të re " për Turqinë në prodhimin e satelitëve. “Si Turqi, kemi prodhuar më shumë se 81% të nënsistemeve, stacioneve tokësore satelitore dhe softëerëve në projektin 6A, i cili ka një rëndësi të madhe për të ardhmen e vendit tonë në hapësirë, edhe për faktin se jemi mbështetur plotësisht në burimet kombëtare”, tha ai. Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Abdulkadir Uraloglu tha se sinjali i parë nga Turksat 6A u mor 67 minuta pas nisjes, siç ishte planifikuar, duke shtuar se sateliti do të siguronte mbulimin e të gjithë vendit. "Do të kemi komunikimet tona, transmetimet tona televizive në një nivel më të sigurt dhe më të mirë," tha ai. Turqia kishte lëshuar më parë satelitë duke përdorur raketa nga SpaceX po ashtu. Uraloglu tha se Turksat 6A është rezultat i një pune 10-vjeçare për të prodhuar në vend një satelit, duke shtuar se kjo do të thotë se Turqia u bë një nga 11 vendet e vetme në botë që e kanë bërë këtë.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43