Top News – Erdogan kundër Macron/ Franca tërheq ambasadorin
25/10/2020 13:32

Deklaratat e ashpra të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan i kanë rritur tensionet mes Turqisë dhe Francës. Si pasojë Franca tërhoqi ambasadorin e saj nga Turqia. Presidenti Macron e argumentoi këtë hap me sulmet e presidentit turk. Deklaratat e tij janë të “papranueshme”, u shpreh presidenca franceze për agjencinë AFP. Ambasadori u tërhoq për këshillime me presidentin. Me këtë synohet të dërgohet “një sinjal i fortë” drejt Ankarasë, u tha.” Humbja e masës dhe pagdhendshmëria nuk janë metoda”, theksohet nga presidenca franceze. Erdogan duhet të ndryshojë kursin e tij politik, sepse “ai është në çdo kuptim i rrezikshëm”. Të shtunën në një kongres të partisë së tij, Erdogan foli për “shenja shqetësuese të rritjes së armiqësisë kundër islamit në Europë”. Si shembull ai ndër të tjera mori edhe presidentin Macron, që pas vrasjes së mësuesit Samuel Paty para një javë i shpalli luftë islamizmit radikal në Francë. Paty u vra nga një nxënës me rrënjë ruso-çeçene, pasi kishte treguar në orën e mësimit për të ilustruar temën e lirisë së mendimit karikaturat e profetit Mohamed. Macron kishte thënë në ceremoninë e përshpirtshme për mësuesin të mërkurën, se “ne nuk do të heqim dorë nga karikaturat dhe skicat”. Pas sulmit vdekjeprurës kundër mësuesit, autoritetet franceze kanë ndërmarrë disa aksione kundër shoqatave të dyshuara se i përkasin spektrit islamist apo janë të afërta me të. Atentatori vetë u qëllua pak pas vrasjes së mësuesit. Erdogan nuk u mjaftua me këto akuza, por vazhdoi me tone personale.

Top Channel/ “Tërbohet” dhe Macron për tarifat e Trump. Reagon dhe Von der Leyen
12/07 22:21
Top Channel/ Tragjedia ajrore në Indi, kush i preku çelësat e avionit?
12/07 22:19
Top Channel/ Kurdët dogjën armët, Erdogan: Turqia fitoi ndaj PKK
12/07 19:56
Top Channel/ BE: Gati kundërmasat ndaj Trump! Vendimi dëmton ekonomitë tona
12/07 19:54
Top Channel/Trump shpall tarifat për BE, nga 1 gushti 30% për të gjitha mallrat
12/07 19:53
Top News – ‘Sy për sy….tarifë për tarifë’. BE i kundërpërgjigjet masave tregtare të Donald Trump
12/07 19:25
Top News – Prejardhja gjermane s’e kursen. Gjermania, vendi më i goditur nga tarifat e Trump
12/07 19:24
Top Channel/ Në 16 korrik pritet rritje stratosferike e çmimit të cigareve, purove dhe…
12/07 18:40
Top Channel/ Izraelitët eliminojnë shtetasin amerikan në Bregun Perëndimor, reagon DASH!
12/07 15:16
Top News – Kurdët djegin armët, Erdogan i përshëndet. ‘Ditë historike për Turqinë e Madhe dhe paqen’
12/07 13:40
Top News – ‘Fshesa’ e Trump te DASH. Nis shkarkimi i mbi 1300 punonjësve të Departamentit
12/07 13:37
Top News – Presidenti i kriptovalutave. Trump çon në Kongres tre nisma për monedhat digjitale
12/07 13:35
Top News- Rusia lëshon qindra dronë drejt Ukrainës/ Polonia ngre avionë luftarakë për t’u mbrojtur
12/07 13:20
Top News- Trump dhe Vjosa Osamani flasin për kërcënimin nga Serbia, Kurti dhe institucionet heshtin
12/07 13:17
Top News- Negociata të dështuara/ Asnjë armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit
12/07 13:16
Top Channel/ Taksa kundër mbiturizmit, Greqia vendos barriera në zonat me fluks vizitorësh në ishuj
12/07 12:26
Top News- Negociata të dështuara/ Asnjë armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit
12/07 12:23
Top Channel/ Kërkuan ushqim, OKB: Gati 800 viktima pranë qendrave të ndihmës në Gaza!
12/07 12:05
Top Channel/ Skandal rozë! E dashura sekrete e Ministrit udhëtoi me… avion ushtarak! Dalin pamjet
12/07 12:00
Top Channel/ BE dhe Ukraina bashkojnë forcat: Aleanca teknologjike, 100 mln euro për mbrojtjen!
12/07 11:47