Top News – Erdogan kundër luftës në Iran / ‘Shkelje e ligjit ndërkombëtar’, përpjekje për paqe
03/03/2026 15:00

Turqia po angazhohet me të gjitha palët për të gjetur një mënyrë për t'i dhënë fund luftës në Iran dhe për t'u rikthyer në negociata, tha Ministri i Jashtëm Hakan Fidan, duke shtuar se Ankaraja ishte gjithashtu në bisedime me Omanin për këtë çështje, pasi vendi i Gjirit po punon për të njëjtin qëllim. Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulme kundër Iranit të shtunën dhe lufta u zgjerua shpejt me Teheranin që goditi shtetet e Gjirit. Turqia, një anëtare e NATO-s dhe fqinje e Iranit, për javë të tëra i kishte kërkuar Uashingtonit dhe Teheranit të arrinin një marrëveshje gjatë raundeve të tyre të negociatave mbi programin bërthamor dhe aftësitë raketore të Iranit, duke paralajmëruar se rajoni nuk mund të përballonte më shumë destabilizim. Fidan tha të martën se Turqia "po punonte me të gjithë aleatëtpër të kthyer paqen në rajon dhe shtoi se ishte thelbësore të ruhej stabiliteti i Iranit dhe i rajonit. "Nuk ka negociata me një shtresë, ka negociata me shumë shtresa", tha Fidan. "Kemi folur me evropianët prej disa ditësh. Nëse doni paqe, le të punojmë së bashku. Po i nxisim ata të ndërmarrin veprime. Vendet e Gjirit tani po përballen me një situatë serioze", tha ai. "Po flasim me ministrin e jashtëm të Omanit. Omani gjithashtu po përpiqet të bëjë diçka. Po flasim edhe me amerikanët". Në kundërshtimin e tij më të fortë deri më tani ndaj sulmeve kundër Iranit, Presidenti turk Tayyip Erdogan tha të martën se ato ishin një "shkelje e qartë" e ligjit ndërkombëtar. Fidan paralajmëroi ndërkohë kundër konfliktit që përfshin të gjithë rajonin dhe ndikon në furnizimet me energji. Ai shtoi se mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, ku një e pesta e tregtisë globale të naftës kalon, mund të "shtyjë Shtetet e Bashkuara të arrijnë një rezultat të shpejtë".

Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04
Top News- Paralajmërimi i Iranit/Kërcënon SHBA dhe Izraelin: Nuk keni informacion mbi arsenalin tonë
02/04 11:00
Top News – Fjala e Trump nuk jep efekt. Nafta shënon rritje rekord, tregtarët të pasigurt
02/04 10:45
Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10