Presidenti turk Recep Tayip Erdogan foli në telefon me homologun e tij rus, Vladimir Putin për përmirësimin e lidhjeve dypalëshe dhe përsëriti vullnetin e ankarasë që të bëjë punën e saj për zgjidhjen paqësore të luftës në Ukrainë – tha zyra e Erdogan të premten. Zhvillimet më të fundit në Ukrainë, u diskutuan po ashtu në telefonatë.