Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, fajësoi të mërkurën qeverinë izraelite duke e bërë përgjegjëse për luftën në Iran. Gjatë një fjalimi në kongresin e partisë në pushtet AKP, ai theksoi se zgjatja e konfliktit në Iran favorizon politikisht kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. “Qeveria izraelite mban përgjegjësinë kryesore për këtë luftë të paligjshme, e cila jo vetëm që e ka shndërruar rajonin tonë në një zonë konflikti, por gjithashtu i ka imponuar një barrë ekonomike të gjithë njerëzimit. Nuk duhet harruar se çdo pikë gjaku e derdhur në luftë do ta zgjasë mbijetesën politike të (kryeministrit izraelit Benjamin) Netanyahu”, tha Erdogan, duke iu drejtuar grupit parlamentar të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në kryeqytetin e Ankarasë.