Nga Laçi, Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan u shpreh se ka sjellë në Shqipëri përshëndetjen dhe dashurinë e miliona turqve. Presidenti turk Rexhep Erdogan në fjalën e tij përshendetëse ka deklaruar se Turqia nuk priti që Shqipëria t'i kërkojë ndihmë për tragjedinë e tërmetit, por iu gjet menjëherë pranë. Duke huazuar një fjalë të kryeministrit Edi Rama, theksoi se "vëllai i gjendet pranë vëllait jo kur e thirret, por ku ka nevojë".