Top News/ Erdogan: Biden ndezi luftën! Kundërshton lejimin e Ukrainës për të goditur Rusinë
20/11/2024 15:29

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka kundërshtuar vendimin e Shteteve të Bashkuara të amerikës për të lejuar Ukrainën të përdorë raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi, duke thënë se kjo do ta ndezë konfliktin edhe më shumë. Të martën, Ukraina përdori për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi, ATACMS, për të kryer sulme në tokën ruse, duke shfrytëzuar lejen që administrata në largim e presidentit amerikan, Joe Biden, i dha në ditën e 1.000-të të luftës. Të njëjtën ditë, presidenti rus Vladimir Putin ndryshoi doktrinën bërthamore të Rusisë, duke ulur pragun për përdorimin e armëve bërthamore nga Moska si përgjigje ndaj sulmeve nga një armik që përdor armë konvencionale. “Hapi i Bidenit do të interpretohej si lëvizje për të ndezur luftën dhe për t’u siguruar që ajo nuk do të mbarojë kurrë, por vetëm do të përhapet”, tha Erdogan për gazetarët që e shoqëronin në avion, ndërsa po kthehej në turqi nga Brazili, ku mori pjesë në samitin e G20-ës. “Ky hap, jo vetëm që do të përshkallëzojë konfliktin, por do të nxisë përgjigje më të fuqishme nga Rusia”, tha ai, duke i bërë thirrje Moskës dhe Kievit për vetëpërmbajtje. Turqia, anëtare e NATO-s, thotë se mbështet integritetin territorial të Ukrainës, dhe a dënuar pushtimin rus duke i dhënë madje Kievit mbështetje ushtarake. Por, ajo kundërshton gjithashtu edhe sanksionet e Perëndimit kundër Moskës, me të cilën ka marrëdhënie të rëndësishme në fushat e turizmit, mbrojtjes dhe energjisë.

Top Channel/ “Si i shkruar me ChatGPT”, JD Vance: “Propozimi i parë iranian i paqes, i cuditshëm”!
09/04 15:08
Top Channel/ Udhëtimet në BE, çfarë ndodh nga 10 prilli me sistemin e hyrje-daljeve EES!
09/04 15:05
Top Channel/ Nga Melania te Trump, Berisha bën “scroll” nga Kuvendi lajmet e Daily Mail
09/04 14:49
Top News- Serbia financon spiunët rusë / 2 mln euro nga buxheti për qendrën e maskuar humanitare
09/04 13:19
Top News- Turqia çon në gjykatë shoqatat LGBT/ Akuza për veprime të turpshme dhe cenim të familjes
09/04 12:48
Top News – Publikohet harta e minave në Hormuz/ Irani, 2 milion dollarë ‘taksë’ çisternave për kalim
09/04 12:47
Top News – Qeni çoban i Ballkanit… / ‘I krijuar në mal…’ por e sheh të ardhmen përtej tij
09/04 12:47
Top News – ‘Kthen në hi çdo objektiv…’ / Koreja e Veriut, raketa balistike me bomba thërrmuese
09/04 12:46
Top Channel/ Sërish viktima në La Mansh: Katër emigrantë vdesin gjatë kalimit me gomone!
09/04 12:06
Top News – Orë vendimtare për Viktor Orban / Trump mund të humbasë mikun më të mirë në Evropë
09/04 11:41
Top Channel/ Izraeli: S’ka paqe me Hezbollah, qeveria e izraelit vijon sulmet në Liban
09/04 11:38
Top Channel/ Trump “kërcënon” NATO-n, WSJ: Do të tërheqë trupat nga vendet që nuk e ndihmuan!
09/04 11:36
Top Channel/ 200 të vdekur nga sulmet në Liban, Irani: “Shkelje e rëndë e armëpushimit”!
09/04 11:35
Top Channel/Irani mbylli Hormuzin- rritet prapë nafta,Vance: S`e kuptoj ç`punë kanë ata me Libanin!
09/04 11:34
Top News – Zhytje e zjarrtë me 40 mijë km në orë / Ekuipazhi i ARTEMIS II kthehet ‘me gjëra të mira’
09/04 11:19
Top News – 100 sulme në vetëm 10 minuta / Izraeli rrafshon Libanin, dita më vdekjeprurëse e luftës
09/04 11:18
Top News- Ushtria amerikane mbetet pranë Iranit / Trump kërcënon me veprime nëse prishet armëpushimi
09/04 11:10
Top News – Izraeli në ‘luftë të përjetshme’…ndërsa SHBA dhe Irani flasin për armëpushim
09/04 11:10
Top Channel/Marrëveshja SHBA-Iran, cfarë dihet deri tani? Ndryshe versionet në anglisht e persisht?!
09/04 11:06
Top News – ‘Armëpushimi u shkel’. Irani – U sulmua Libani, SHBA e do ‘tortën’ për vete
09/04 09:44