Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, të enjten ka premtuar që njerëzit e prekur nga tërmeti do të marrin një shifër ekuivalente prej 530 dollarë amerikanë për të “zbutur paksa problemin”. Erdogan ka vizituar Gaziantepin, qyteti që ishte epiqendër e tërmetit, ndërsa ka thënë se shifra e të vdekurve në Turqi pritet të rritet. Aktualisht është mbi 16 mijë. Ndërkohë janë mbi 63 mijë të lënduar dhe gati 6500 ndërtesa të shkatërruara.