NASA konfirmoi se një objekt misterioz që u përplas në çatinë e një shtëpie në Florida muajin e kaluar ishte pjesë e mbeturinave hapësinore që janë hedhur nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor. Objekti në formë cilindrike që ra mbi një shtëpi në Naples të Floridas duke carë catinë e saj, më 8 mars, u dërgua më pas për analizim në Qendrën Hapësinore Kennedy në Kepin Canaveral.