Era e fortë përfshiu gjatë gjithë natës qytetin e Vlorës, duke shkaktuar dëme materiale. Në zonën e Pyllit të Sodës, një pishë e madhe u rrëzua si pasojë e erërave të fuqishme, duke bllokuar plotësisht aksin rrugor që të çon drejt fshatit Zvërnec. Për shkak të rrëzimit të pemës, një automjet që po qarkullonte në këtë segment u përplas me pishën e rënë në rrugë. Nga aksidenti u regjistruan vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.