Top News – Enrique Iglesias, koncert madhështor në Tiranë / Mijëra fansa në shesh për ritmet latine
30/06/2023 20:55

Ylli i muzikës latine, Enrique Iglesias pritet nga mijëra fansa shqiptarë në prag të koncertit të tij të parë në Tiranë. Ritmet e muzikës latine do të shoqërojnë mbërmjen e kësaj të premteje sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë. Këngëtari me famë botërore do të çelë me koncertin e tij edhe javën e kulturës spanjolle. Biletat për koncertin e tij fillojnë nga 28 euro në zonën e fundit, në zonën e bronxit janë 90 euro, në atë platinium 99 euro, në zonën e artë 123 euro, atë të argjendë 62 euro.