Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar nga Armenia, në nisje të samitit të 8-të të Komunitetit Politik Europian, se Bashkimi Europian duhet të ul varësinë në tre fusha kyçe. Së pari, energjia, ku Europa mbetet shumë e varur nga importet e karburanteve dhe tregjet globale të paqëndrueshme. Sipas saj, zgjidhja qëndron në rritjen e prodhimit të brendshëm përmes energjive të rinovueshme dhe asaj bërthamore. Fusha e dytë lidhet me mbrojtjen dhe sigurinë. Von der Leyen nënvizoi nevojën për rritjen e kapaciteteve ushtarake, duke shfrytëzuar fondet në dispozicion dhe duke përshpejtuar prodhimin në këtë sektor.