Top News – Energji e rinovueshme, sulm kibernetik apo…Hetim urgjent, Spanja e Portugalia në kaos
29/04/2025 14:51

Spanja dhe Portugalia u zhytën në kaos pasi ndërprerja më e madhe e energjisë në Evropë preku dhjetëra e miliona njerëz dhe tani ekspertët po paralajmërojnë se energjia e pastër mund të jetë pjesërisht fajtore. Një varësi e madhe nga energjia diellore dhe ajo e erës i ka lënë të dy vendet të ekspozuara në mënyrë të rrezikshme, thonë analistët, ndërsa aeroportet u mbyllën, trenat u ndalën dhe qytete të tëra u zhytën në errësirë. Ndërprerja masive shkaktoi gjendje të jashtëzakonshme, nxiti blerje paniku dhe la mijëra njerëz të bllokuar ndërsa aeroportet dhe lidhjet e transportit në të gjithë gadishullin Iberik u ndalën. Shkaku i saktë i blakout-it masiv të së hënës mbetet i paqartë. Por specialistët e energjisë thonë se kalimi te energjia e pastër diellore dhe e erës e bëri rrjetin në Spanjë dhe Portugali shumë më pak të qëndrueshëm, duke e lënë të paaftë të përballonte situatën kur goditi fatkeqësia. Në kohën e ndërprerjes së energjisë, Spanja funksiononte me mbi 64% energji diellore dhe energji të erës, ndërsa gazi zinte vetëm 6% të volumit të energjisë. Ndryshe nga lëndët djegëse fosile, burimet e rinovueshme nuk gjenerojnë "inerci", energjinë stabilizuese të nevojshme për të thithur goditjet në rrjet. Operatori Kombëtar i Sistemeve të Energjisë në Britani e përshkruan inercinë si "amortizatorët në një makinë, që zbutin efektin e rënies në gropa papritur dhe e mbajnë makinën të qëndrueshme për të lëvizur përpara". Spanja ka bërë hapa të mëdhenj përpara drejt energjisë së pastër duke kaluar nga lëndët djegëse fosile që dominonin dy dekada më parë në burimet e rinovueshme që tani zënë më shumë se gjysmën e volumit. Por ekspertët paralajmërojnë se ndërsa energjia diellore dhe ajo e erës janë të pastra, ato nuk ofrojnë të njëjtët “amortizues” të rrjetit si termocentralet tradicionale.

Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04