Top News – Ëndërron që Britania të kthehet në BE / Kryeministri polak takon homologun britanik
18/01/2025 14:41

Kryeministri i Polonisë tha se "ëndrron" për një "Breturn" në vend të Brexit, ndërsa ai diskutoi një traktat të mbrojtjes me homologun britanik Keir Starmer. Ish-presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk e bëri deklaratën ndërsa priti kryeministrin britanik për diskutime mbi një pakt të mbrojtjes mes Britanisë dhe Polonisë në Varshavë. Udhëheqësi polak, i cili ishte president i Këshillit Evropian në vitet kur Britania doli nga BE, tha se kishin biseduar për "bashkëpunimin mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian". “Jam i sigurt se e mbani mend kur mësuam rezultatet e referendumit të Brexit-it. Unë isha kryetar i Këshillit Evropian në atë kohë. Reagimi im i parë emocional ishte të thosha: që tani më mungon”, tha ai. Kryeministri polak vazhdoi duke thënë se ishte një ëndërr e tij që brexiti të kthehej në ‘Breturn’. “Ndoshta ky është vetëm një iluzion, por më mirë të jem optimist dhe ti mbaj këto ëndrra gjallë, ndonjëherë ato bëhen realitet”. Kryeministri britanik Keir Starmer, ka qenë në rolin e sekretarit në hije të Brexitit ndërsa laburistët ishin në opozitë. Por, ai e ka përjashtuar mundësinë e ribashkimit me bashkimin doganor evropian apo tregun unik. Në anën tjetër, ai kërkon të thellojë lidhjet me brukselin pas brexitit.

Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43