Zarfet e mbyllura dhe propozimet në adresë të Partisë Socialiste, krijuan një vorbull aludimesh dhe hamendësimesh për emrat që kanë në duar tre negociatorët socialistë. Me nota populiste, procesi i ri i propozuar nga socialistët, nxiti edhe më shumë përplasjet mes opozitës. Shpesh në mbledhje me dyer të mbyllura apo edhe në publik, demokratët goditën fort procesin që po ndiqet.