Top News – Emisioni ‘Top Story’/ Plehrat, zbulohet kontrata abuzive
18/11/2020 11:24

Emisioni Top Story investigoi biznesin e plehrave në Bashkinë e Kamzës, ku zbuloi një sërë shkeljesh dhe abuzimesh. Kjo bashki i menaxhon plehrat përmes një kontrate koncesionare me kohëzgjatje 12 vite, me vlerë 1.3 miliardë lekë, ose rreth 13 milionë dollarë. Kompania koncesionare fituese është “Alko-Impex general Construction”, me administrator Arbër Abazin, nipin e deputetit socialist Sadri Abazi. Ai ka arritur të sigurojë një kontratë të majme nga ish-kryebashkiaku demokrat Xhelal Mziu. Moralisht kjo tregon shtrembërimin politik për shkak të interesave financiare, ndërsa ligjërisht nuk përbën asnjë problem. Referuar kontratës së siguruar nga Top Story, kompania do të duhej që brenda 6 muajsh, të realizonte një stacion transferimi dhe diferencimi për mbetjet e riciklueshme. Kanë kaluar 2 vite dhe ky detyrim nuk është përmbushur. Në nenin 12 të kontratës, qartësisht sqarohet se kompanisë mund t'i ndërpritet koncesioni në rastin kur nuk përmbush detyrimin për të vënë në punë stacionin e transferimit. Po shkeljet nuk mbarojnë me kaq. Kjo kompani me mbështetje nga pushtetarët, po i shkakton Bashkisë së Tiranës dhe taksapaguesve një dëm prej qindra mijëra eurosh në vit, duke ia faturuar mbetjet e Kamzës bashkisë së kryeqytetit. Por, si mund të ndodhë kjo? Mjetet e Alko Impex, pasi ngarkohen me mbetje në Kamëz, i depozitojnë në landfillin e Sharrës, duke i deklaruar si mbetje të Tiranës. Top Story u interesua, nëse mes Sharrës dhe Bashkisë Kamëz, kishte një kontratë për depozitimin e mbetjeve. Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli deklaroi për Top Story se nuk kishin asnjë marrëveshje me landfillin e Sharrës.

Top Channel/ Digjet banesa në Elbasan, u rrezikuan godinat ngjitur! Shkak dyshohet…
24/08 13:45
Top Channel/ Gjenden rreth 2000 bimë kanabisi në Shkodër, procedohen penalisht 3 kryetarë fshatrash
24/08 13:44
Top Channel/ I ati ekzekutoi nënën së saj, trondit e bija e 36-vjeçares shqiptare: Ike mami, por…
24/08 13:14
Top Channel/ Ndezi zjarr në afërsi të shinave të trenit, arrestohet 51-vjeçari në Fier
24/08 12:45
Top Channel/ Mbledh fiq për të blerë libra / Historia e 14-vjeçares që zgjohet që në 6 të mëngjesit
24/08 12:21
Top Channel/ Vlorë, protestë për rrugët/ Banorët e disa fshatrave kanë bllokuar rrugën për 30 minuta
24/08 12:19
Top Channel/ Ndarja nga jeta e publicistit Artur Zheji, nesër homazhet në Universitetin e Arteve
24/08 12:19
Top Channel/ Ikin emigrantët / Pushimet drejt fundit, 28 mijë udhëtuan drejt Italisë gjatë një jave
24/08 12:15
Top Channel/ Durrës, plumba policisë/ Dy të rinj kishin vjedhur dhe qëlluan drejt uniformave blu
24/08 12:14
Top Channel/ Arrestimet për trafik droge/ Një 56 vjeçar u prangos në Belgjikë me kërkesë të Holandës
24/08 12:14
Top News – 35 vjet pa rrugë! Protestë në Vlorë, banorët bllokojnë qarkullimin, kërkojnë investime
24/08 12:11
Top News – Si ‘film aksion’ në Sukth! Hapën zjarr me automatik ndaj policisë gjatë ndjekjes
24/08 11:52
Top News – Fier, makina përplas kalimtarin. I plagosuri dërgohet në spital, në rrezik për jetën
24/08 11:42
Top News – Përplasen tre automjete. Aksident i rëndë në aksin rrugor Bulqizë – Fushë Bulqizë
24/08 11:42
Top News- Politika bëhet bashkë për Zhejin/ Mesazhe ngushëllimi e vlerësim për figurën e tij
23/08 22:04
Top Channel/ Ndahet nga jeta Artur Zheji, një nga mendjet më të ndritura të publicistikës shqiptare
23/08 19:37
Top News- Shuhet publicisti Artur Zheji/ Pësoi arrest kardiak gjatë pushimeve në Sarandë
23/08 19:18
Top Channel/ Makina përfshihet nga flakët në Pyllin e Sodës, rrezikohet masivi pyjor ne Vlorë
23/08 18:47
Top News- Unioni i Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës, nisin përplasjet/ Thirrje për KLGJ
23/08 17:41
Top News- Kosovarët dynden drejt bregdetit/ Fluks i lartë në rrugën e kombit, trafik i rënduar
23/08 16:52