Emisari evropian për dialog, Peter Sorensen, do të vizitojë Kosovën javën e ardhshme, sipas burimeve diplomatike në Bruksel cituar nga mediat në Kosovë. Kjo është vizita e parë e Peter Sorensen, në cilësinë e përfaqësuesit të veçantë të Bashkimit Evropian për dialog prej se ai mori detyrën më 1 shkurt. Vizita do të mbahet mes 17 dhe 19 marsit.