Ylli i repit, Eminem, i ka kërkuar kandidatit republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Vivek Ramaswamy, të ndalojë së përdoruri këngët e tij gjatë fushatës. Një javë pasi sipërmarrësi i bioteknologjisë dha një performancë të improvizuar të Lose Yourself në Panairin Shtetëror të Iowa-s, mbërriti edhe letra e Eminem, që I kërkon zyrtarisht të mos përdorë më këngët e tij në fushatë.