Britania dhe Franca të shtunën nënshkruan një marrëveshje që synon t'i japë fund imigracionit të paligjshëm përmes kanalit që lidh këto dy vende. Duke filluar nga 1 dhjetori, patrullat në plazhet franceze do të dyfishohen dhe teknologji të sofistikuara, përfshirë dronët dhe radarët, do të përdoren për të zbuluar vendkalimet e mundshme të emigrantëve, tha sekretarja britanike e punëve të brendshme, Priti Patel.